QKMF-ja thyen rekord, 1200 testime për dy ditë për COVID19 – 75 persona rezultojnë pozitiv

0
486

Asnjë komunë pos Prizrenit nuk ka bërë testime masive kundër COVID-19.

Dje dhe sot dy ekipe mobile të QKMF-së e 10 QMF kanë testuar 1200 persona, prej të cilëve 75 kanë rezultuar pozitiv.

Drejtori i QKMF-së Xhevat Elezkurtaj ka thënë se në 10 QMF dhe në dy pika mobile janë testuar qytetarët.

“1200 testime për dy ditë prej tyre 75 raste pozitive.
Një punë e mirë e QKMF-Prizren
Në 10 Qendra të Mjeksisë Familjare dhe në dy pika mobile ne qendër te qytetit ekipet tona për dy ditë mostruan 1200 individ me Teste rapide SARS CoV prej tyre 75 raste pozitive”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply