Zgjedhja e Presidentit/es, s’guxon të bëhet “mollë sherri” i anonimiziteteve personale dhe i paragjykimeve klanore e ndëpartiake

0
385

Kosova duhet, shpejt dhe në mënyrë efikase e të ndërgjegjëshme, t’i formoj dhe normoj institucionet e reja shtetërore, që dolën nga zgjedhjet e shkurtit 2021. Ku sovrani “foli” ashtu qysh “foli”. Tani krejt përgjegjësia, procesi dhe procedurat nismëtare dhe finalizuese për këtë normim institucional, mbesin në supet dhe përgjegjësinë e Albin Kurtit&”Guxosh” së Vjosa Osmanit, bashkë me liderët tjerë partiak. Të cilët me “përvojen” e hujeve, shantazheve, smirave dhe tekeve turravrape, në të kaluarën kanë kuptuar e ndihmuar shumë për vonesat dhe obstruksionet në krijimin e qeverive të reja.

Kosoves i duhet qëndrueshmëri institucionale shkaku i managjimit të ndryshimit që duhet të ndodh dhe shkaku i premtimit elektoral se do ushtrohet e instalohet ky proces, e jo hasmëri, ndërskamca, shantazhe, e pazare të pista kushtëzuese e tenderuese (të stilit, tashmë të parë “Ti mua tenderin, une Ty votën”; “Ti mua beneficione për fëmijët e mi, une Ty votën!) që e shëmtuan edhe qeverisjen po edhe konceptin e demokracisë kosovare.

Kosova nuk e ka as luksin e as kohën të bëhet peng i disa inateve meskine, anonimiziteteve personale, paragjykimeve ndërpartiake, stigmatizimeve ndërpersonale, e shpirtngushtësive lidershipe, në mënyrë që të vonohet me “promovimin” e përgjegjësive ministrore, dhe të mos i krijojē shpejt dhe me kompetencë e efikasitete të larta, institucionet e vendit. S’këndejmi, Partitë që na kanë mbajtë ders nē tē kaluarēn për gatishmēritë e tyre se; “pēr hirē të interesit shtendërtues” dhe për “hirē të interesit tē kombit”, ishin të gatshme të “sakrifikojnë” ngapak edhe diçka partiake, e edhe diçka personale, tani, sot kur po pretendojmë të NDRYSHOJMË shumē gjëra në qeverisjen e vendit, DUHET të dëshmohen shumë më elastike dhe më të përgjegjshme për ta ridëshmuar kētë “gatishmëri”…. pērmes; kooperimit aktiv (sepse, skemi kohë më për t’u shikuar mrias në pasqyre!) ndëparlamentar; dhe fuqizimit të interesave shtetërore e atyre kombëtare, mbi ato partiake e personale (sepse, vetëm kështu u ofrohemi edhe proceseveintegruese brendashqiptare dhe atyre europiane.

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply