Qentë më të rrezikshëm në botë që disa shtete i kanë ndaluar me ligj

0
361

Qeni konsiderohet mik i njeriut derisa sjelljet e tij janë të mira dhe ai nuk rrezikon mirëqenien e njerëzve dhe të rrethit. Blerja e një qeni mund të duket e lehtë si procedurë, por “edukimi” i tij dhe mbajtja mund të marrë shumë kohë për pronarin dhe nëse ai s’është i vëmendshëm, mund të rrezikojë shumë.

Uebfaqja “Ultimate Fact” ka bërë një listë ku ka listuar disa prej llojeve të qenve që llogariten si më të rrezikshmit në botë. Në vijim janë renditur tre më të ashprit.

Pitbull Terrier

Image

Pitbulli Terrier me origjinë nga Anglia peshon deri në 30 kilogramë dhe ka një gjatësi mesatare. Ai është masiv në dukje dhe ka trup muskuloz, me dhëmbë të mëdhenj e të mprehtë. Ky qen përdorej në sporte të rënda si luftëra me kafshë apo edhe në ekspedita ushtarake. Luftërat e pitbullit në disa shtete u ndaluan në 1835-n për shkak të rrezikshmërisë, ndërsa Britania e Madhe e ndaloi mbarështimin e tij në 1991-n, për faktin se nga 1981-a u regjistruan shumë sulme, vrasje dhe lëndime të personave që po i mbanin qentë dhe po i detyronin të luftonin mes vete.

Pitbulli është i ndaluar në shumë vende si në Belgjikë, Brazil, Danimarkë, Finlandë, Francë, Holandë, Zelandë të Re e të tjera.

Akita Inu

Image

Nisur nga emri që tregon se është rritur në Japoni, ky qen njihej si qen i familjeve mbretërore dhe shërbente për ruajtjen e pasurisë dhe për të gjuajtur arinj. Akita Inu është qen i madh dhe i fuqishëm që njihet për temperament “të pasigurt”. Ai pëlqen të bëjë shëtitje dhe është i dashur nëse stërvitet mirë, por pa trajtim të duhur, mund të jetë vdekjeprurës. Akita Inu është i ndaluar në Ishujt Bermuda dhe në Singapor, ndërsa është i kufizuar në Spanjë, Irlandë, SHBA dhe në Ukrainë.

Boerboels

Image

Boerboels është i edukuar në Afrikën e Jugut dhe është lloj i rrallë i qenit. Ai fillimisht ishte trajnuar nëpër ferma kafshësh, por më pas depërtoi në popullatën e gjerë. Pesha e tij mund të shkojë deri në 90 kilogramë dhe ka një lartësi prej 70 centimetra. Boerboelsi ka instinkte të fshehura luftarake dhe shumë lehtë nga qeni i stallës mund të kthehet në qen lufte. Ka shumë raportime që ky lloj qeni ka sulmuar pronarë edhe pas shumë vjetësh mbajtje. Raca e tij është e ndalur në Francë, Katar, Malajzi, Zvicër e të tjera.

Qeni ujk

Image

Qeni ujk është besnik, por këtë besnikëri mund “ta kthejë” në tradhti për pak kohë. Ai është zor i mbajtshëm dhe kërkon shumë kohë e mbikëqyrje.

Mbarështimi i tij kishte nisur nga çiftëzimi mes qenit të shtëpisë dhe ujkut. Qeni ujk është i ngjashëm me ujkun e malit dhe posedon tipare “evolucionare”. Ky qen është agresiv dhe i rrezikshëm aq sa ujku i malit. Ai duhet të trajnohet mirë dhe me kujdes gjatë gjithë kohës. I njohur si “Wolfdog”, është i ndaluar në Finlandë dhe në Norvegji. Është i kufizuar edhe në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Koha

Leave a Reply