Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 30 persona, në tërë Kosovën.
Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prozrenit, gjithsej 19 persona.
Në Ferizaj u arrestuan 7 persona dhe në Prishtinë 3 persona. Vetëm 1 person u arrestua gjatë ditës në Mitrovicë, ndërsa në Gjakovë, Pejë e Gjilan nuk kishte asnjë të arrestuar.
Më poshtë tabela me statistikat e arrestimeve për mospërfilljen e masave parandaluese kundër koronavirusit gjatë ditës së djeshme.
