Ja mënyrat e thjeshta dhe mjaft efektive për të mbajtur nën kontroll sulmet e panikut

0
544

Sulmi i anksiozitetit shpesh vjen nga askund, mirëpo edhe atëherë kur ka arsye, nuk do të kalojë lehtë, nëse nuk e ndihmojmë veten. E rëndësishme është që të reagojmë menjëherë dhe të ndërpresim sa më parë ndjenjën e panikut.

Si të veprojmë?

Para së gjithash, duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet ta mbrojmë patjetër shëndetin.

– Bëhuni të vetëdijshëm për rëndësinë e frymëmarrjes. Merrni frymë, thellë dhe në mënyrë të balancuar, sepse kështu do të ndihmoni organizmin.

– Lani fytyrën me ujë sa më të ftohtë. Qarkullimi i gjakut do t’ju shpejtohet, truri do të aktivizohet, ndërkaq muskujt do të relaksohen.

– Lëvizni fizikikisht, mos qëndroni ulur në një vend. Bëni stërvitje, merruni “vrullshëm” me jogë apo stërvitje të muskujve të barkut.

– Qartësojani vetes që sulmi i panikut është vetëm situatë momentale, diçka që do të kalojë aq shpejt sa do të vendosni ju që mund të kalojë.

– Përkushtoni vëmendjen, ndërroni fokusin. Ekspertët rekomandojnë që të numëroni me shpejtësi nga 100 në 0. Ose zgjidhni probleme matematikore, sudoku, teste interesante psikologjike.

– Telefononi dikë i cili është i afërt apo i dashur, por që është pozitiv. Bisedoni me të për disa tema qetësuese.

– Merrni ndonjë libër dhe përpiquni që sa më bukur dhe më hollësishëm t’i ngjyrosni fletët.

– Blini ndonjë bimë (aromatike apo dekorative), mbillni dhe zbukuroni saksinë.

– Teknikat kreative të dekorimit janë të shkëlqyeshme për qetësim të trurit, ndaj gjeni shami letre, ngjitës dhe ndonjë objekt të vjetër të cilin do ta zbukuroni.

– Filloni të mbani ditar. Madje edhe dy-tri fjali në ditë do të jenë shëruese./ Psikologjia

Leave a Reply