Po shkon një mandat po dëshirohet tjetri! Po mor, pse jo?!

0
669

(ME MYTËN I MYTËM KREJT)!
Janë me dhjetëra arsye pse Mytaher Haskuka duhet të rikandidohet edhe për një mandat.
E para është karakteri i tij i fortë unifikues e bashkues në qytetin ku ka diversitete aq të theksuara kulturore dhe politike. Diversitetetit dhe ndryshimit qytetar i dha edhe më shumë vlera lidershipi i tij unifikues.
E dyta është roli i tij në eleminimin e pabarazisë duke i dhënë të drejtën meritave e duke mos favorizuar rrethe të caktuara. Myta deri tani na ka bindë se nuk pyet për shokë, familjarë e jarana. Myta nuk lejoi ndërhyrje në punësime. Myta shkriu barierat territoriale duke investuar në çdo cep të komunës aty ku kishte nevojë e jo aty ku kishte njoftësi e ndërhyrje.
E treta, me Mytën investimet kapitale janë aq të prekshme për qytetarët prizrenas sa që vetëm të verbërit nuk i shohin, vetëm inatçorët nuk i pranojnë dhe vetëm të pagojët nuk e thonë. Myta ishte i sukseshëm në konsumimin 100% të buxhetit komunal. Shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje janë fjalët e sokakut se ka pasur suficit me miliona të pashfrytëzuar të cilët janë rikthyer prapa në thesarin e shtetit.
Arsyeja e katërt është lidershipi i tij politik në raport me subjektet e tjera politike me të cilat ishte në koalicion, bashkpunimi i sinqertë dhe korrekt me NISMA-n dhe LDK-n të cilët në rast ballotazhi elektoral do ta mbështesnin pa rezervë me të gjitha forcat edhe pse unë personalisht jam i bindur se Mytaher Haskuka ka me fitue qysh ne raundin e parë.
E pesta, kryetar më transparent se Myta nuk njehë historia e Prizrenit. Gjithë ditën nëpër media e rrjete sociale, ku po shkon, çka po ban e ku ka ndërmend me shkue! Me cilin ishte, më cilin po shkon e me cilët planifikon të shkojë. Tenderat krejt të hapur, krejt ashiqare përreth lumit, për mali e për fushe. Kush e meritoi, kush e mori e kush përfitoi. ME MYTËN S’KA ME FSHEHË ASGJË!
E gjashta që i jep fund çdo dyshimi se Mytaher Haskuka e meriton edhe nje mandat jane strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bashkëpunimi i Mytaher Haskukës me aktivistin dhe organizatën që nga fillimi ishte edhe i vazhdueshëm, edhe i sinqertë edhe korrekt.
Sugjerimet, diskutimet, ballafaqimet….me aktivistin ishin ata që i dhanë krahë sukseseve.
Çdo lokalitet dhe komunitet adresë për nevojat e kërkesat e tyre i kishte pikat e Lëvizjes Vetëvendosje. Bashkëpunimi i kryetarit Haskuka me këto pika ishte i shkëlqyeshëm prandaj edhe aktivistët kanë arsye që sërish në vjeshtën e vitit 2021 me dalë para popullit ballëhapur e me kërkue votën për ekselencën e tij, z. Mytaher Haskuka.
Ne si aktivistë ndjehemi krenar dhe të lumtur kur dëgjojmë opinionet pozitive të qytetarëve për sukseset e qeverisë komunale në krye me Mytaherin. Prandaj nuk do ta kursejmë aspak veten, do ta shumëfishojmë aktivitetin për me e ba Mytën prapë kryetar…
Nëse dikujt i duken pak këto arsye mund të i shtojë edhe shumë e shumë të tjera.
Me Mytën krejt i “mytëm”!

Shkruan: Blerim Q. SARAMATI

Leave a Reply