Disa lagje të Prizrenit për orë të tëra pa ujë të pijes, shkak energjia elektrike

0
481

Për shkak të prishjes të kabllos elektrike të tensionit të lartë është ndërprerë funksionimi në stacionet pompuese Bunari 1 dhe Bunari 2.

Siç ka njoftuar Hidroregjioni Jugor, si rezultat i kësaj prishje kanë mbetur pa ujë Bazhdarhanja, Kurilla, Dardania pjesa e sipërme dhe Tusuzi pjesa e sipërme.

“Konsumatore te nderuar, K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ju njofton qe sot eshte nderprere funksionimi ne Stacionet pompuese Bunari 1 dhe Bunari 2, per shkak te prishjes se kabllos elektrike te tensionit te larte, per kete arsye pa furnizim te ujit do te ngelen keto lagje te Prizrenit :

Lagjja Bazhdarhane
Kurilla
Lagjja Dardania pjesa e siperme
Nje pjese e siperme e Lagjes Tusuz

Ekipet e kompanise tone se bashku me ekipet e KEDS it, jane duke punuar pa nderprere dhe me rastin e sanimit te defektit do te rikthehet furnizimi i rregullt tek konsumatoret”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply