Një vit nga shfaqja e COVID-19, pasojat dje, sot dhe në të ardhmen

0
418

Ishte fundviti 2019, kur në Wuhan të Kinës, futi kthetrat një armik i padukshëm, që shkaktoi kaos psikologjik dhe panik ndërnjerëzor, në nivel global, me ç’rast në fillimin e vitit 2020, kaploi tërë botën e këtij vlugu ogurzi, nuk i shpëtoi as shteti ynë – Kosova.

Ishte pikërisht data 11 Mars 2020, ku Qeveria e Republikës së Kosovës, në reciprocitet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), morën vendim të aprovonin masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirus/Covid19.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, pati mbajtur Mbledhjen e 7-të, të jashtëzakonshme, në të cilën mbledhje është marr vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga ky virus pandemik.

Ky vendim përfshinte 11 pika të aprovuara nga Kabineti Qeveritar, ku fillimisht ishte paraparë që këto masa parandaluese të zgjasnin 2 javë, përkatësisht nga data 11 Mars e deri më 27 Mars 2020.

Por, duke parë shtimin e rasteve infektive, poashtu ndër ato raste filluan edhe rastet e vdekjeve (tashmë u vërejt se kjo pandemi nuk ishte thjesht infektim, por edhe virus vdekjeprurës), e me këtë rast karantinimi – faza e vetëizolimit u shtye deri në fillim të muajit Qershor (2020), ku më pas sadopak nisën masat të lehtësohen pavarsisht rasteve të shumta që dita-ditës po shtoheshin vazhdimisht.

Shkollimi fillor, i mesëm dhe universitar, ishte ndërprerë plotësisht në aspektin e prezencës fizike (in-person), ashtu siç ishte mbajtur deri në atë kohë!

Planprogrami mësimor, u caktua të mbahej virtualisht nëpërmjet platformave digjitale siç janë: Zoom, GoogleMeet, BigBlueButton, Skype, Cisco-Webex, Adobe-Connect, MicrosoftTeams, e të tjera!

Kështu u veprua edhe me mbajtjen e trajnimeve, përkatësisht aftësimeve profesionale dhe akademiko-shkencore. Gjithsesi, edhe kjo metodologji virtuale po ecë mirë dhe po tregon dukshëm rezultate bindëse.

Poashtu, u zbatuan edhe masat kyqe siç janë: mbajtja e maskës dhe posedimi i dezinfektuesit për duart, poashtu u obligua’ edhe larja e duarve sa më shpesh.

Tanimë, ky virus pandemik, e mbushi 1 vit dhe ende nuk po i shihet fundi.

Ka shkencëtarë, epidemiologë, nga e tërë bota, që kanë paraparë se këto situata të gjendjes në të cilën gjendemi botërisht do të mund të zgjas deri 2022 ose 2025.

Deri më sot rezultojnë 75.380 të infektuar, 63.380 të shëruar dhe 1682 kanë rezultuar me raste fatale të vdekjes.

Sot, më 11 Mars 2021, u bënë plot 1 vit (365 ditë të kobshme!) e që fatkeqësisht ky trend negativ po vazhdon të shtohet.

Duke shpresuar për përmirësim të gjendjes aktuale, në të cilën gjendemi plot një vit, në aspekt global, uroj që të kalojë dhe të mbarojë sa më shpejt, dhe njerëzimi t’i kthehet në plotëni stabilitetit dhe normalizimit.

Shkruan: Leutrim BRAHA

Leave a Reply