“Kthimi i trurit”, në vendlindje e atdhe, është prioritet i shoqërive normale

0
470

Lidhja Demokratike e Kosovës, pos tjerve, duhet kthy në gjirin e saj edhe dy ikonat prizrenase, Edi Shukriun dhe Edita Tahirin.

Sipas bindjes sime, Edita Tahiri duhet t’i rikthehet vendlindjes si kandidate për Kryetare të Komunës në Prizren.
Me një ekip të mirë intelektualësh rreth saj dhe një aktivitet të njerzve meritor në nëndegë, kthimi i dinjitetit të Prizrenit dhe qytetarve të saj është domosdoshmëri.

Koha prej tash deri në vjeshtën zgjedhore është e mjaftushme për t’iu shpjegu qytetarve alternativën e qeverisjes për një Prizren pa grupe klanore.

Prizreni e meriton një zonjë, kryetare, që është e dëshmuar në tre dekada aktivitet për liri, pavarësi dhe demokraci !
Pozita e kryetarit të Prizrenit, ma tepër se sa menaxheriale është edhe identitare.

Jo rastsisht, Prizren është kryeqendra e Shqiptarisë.

Shkruan: Abdullah THAÇI

Leave a Reply