2136 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm.
Në raport bëhet e ditur edhe se kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar, dhe, 35 me dëme materiale.
Po ashtu, shtohet se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 18 persona, ku, 12 janë dërguar në mbajtje.
















































