Gjoni Palokaj, të shtunën mbrëma triumfoi në Hannover

0
70

Tash synimi është rripi i kampionit në vitin 2027!

Në ZAG Arena në Hannover, para 18.000 spektatorëve dhe me të gjitha biletat e shitura, u zhvillua një nga organizimet më interesante të këtij viti në OKTAGON. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm shumë emra të njohur të organizatës.

Kundërshtari,

Zafer Mohsen është me prejardhje nga Afganistani dhe jeton në Düsseldorf. Ai renditet në vendin e tretë në ranking dhe konsiderohet një kundërshtar shumë i fortë.

Mohsen ka një bilanc prej 14 fitoresh dhe 3 humbjesh.

Gjoni e përfundoi meçin në raundin e dytë, me një Triangle Choke, në kohën 2:50. Një fitore shumë e rëndësishme kundër një kundërshtari të fortë.

Pas meçit, Gjoni deklaroi se dëshiron të bëjë një pauzë, pasi gjatë vitit 2026 ka pasur katër përgatitje intensive dhe tani ka nevojë për pak pushimAi, ka falenderuar bashkëatdhetarët për përkrahjen dhe fitoren ua dedikon gjithë fansave.

Në vitin 2027, djaloshi nme prejardhje nga Velezha e Prizrenit, synon vetëm titullin në kategorin 66 kg !

Pas kësaj fitoreje, Gjoni e ka të qartë synimin për vitin 2027: luftë vetëm për titullin e kampionit!

Një mundësi është që meçi për rripin të zhvillohet në maj të vitit 2027, në Düsseldorf.

Kundërshtari i Gjonit ende nuk dihet. Emri i tij pritet të bëhet i qartë në vazhdim.

Deri atëherë, Gjoni do të ketë kohë për pushim dhe përgatitje për sfidën më të madhe të karrierës së tij.

2027 mund të jetë viti kur Gjoni lufton për t’u bërë kampion i OKTAGON!