Kryediplomati shqiptar Hoxha uron Kosovën për zgjedhjet: Presim me shumë interes formimin e institucioneve

0
33

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj, lidhur me organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, si dhe, partitë politike për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar.

Hoxha, ka thënë se pret me shumë interes formimin e institucioneve të reja.

Postimi:

Urime Republikës së #Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të gjithanshme në të mirë të interesave tona reciproke dhe të përbashkëta, si dhe për avancimin në rrugëtimin drejt së ardhmes sonë të përbashkët #evropiane dhe euroatlantike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here