Neuer jashtë fushave, Bayerni konfirmon dëmtimin

0
112

Bayern Munichu do të jetë pa kapitenin Manuel Neuer për një periudhë të pacaktuar, pasi portieri gjerman ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes kundër Mainzit.

Klubi bavarez ka bërë të ditur se ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një çarje të pjesshme të tendinit. Neuer u detyrua të largohej nga loja para përfundimit të pjesës së parë, në fitoren 2:1 të Bayernit.

Sipas agjencisë Reuters dhe raportimit të Associated Press, klubi ende nuk ka përcaktuar kohëzgjatjen e mungesës, ndërsa mediat gjermane vlerësojnë se rikthimi i tij para pushimit dimëror është pak i mundshëm.

Në vend të portierit 40-vjeçar në ndeshjen ndaj Mainzit u aktivizua Jonas Urbig, i cili pritet të marrë më shumë përgjegjësi gjatë mungesës së kapitenit.

Dëmtimi i Neuerit është një shqetësim i madh për trajnerin Vincent Kompany, sidomos në një periudhë të ngjeshur të sezonit./04 Online/