Lampard kërkon sulmuesin e talentuar gjerman Luca Waldschmidt

0
539

Franck Lampard është një trajner i “dashuruar” me futbollistët e rinj dhe vetëm këtë sezon ka bërë disa zbulime te Chelsea, përfshi emra si Tammy Abraham, Mason Mount dhe së fundi sulmuesi shqiptar Armando Broja, që debutoi në ndeshjen e fundit që londinezët zhvilluan para ndërprerjes së kampionatit prej pandemisë.

Së fundi tekniku ka piketuar një tjetër sulmues të talentuar, gjermanin 23-vjeçar Luca Waldschmidt, i cili luan me Freiburgun dhe po dhuron paraqitje mjaft të mira, aq sa në Gjermani nuk ngurrojnë ta krahasojnë me legjendarin Gerd Muller.

Sulmuesi gjerman ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Europian U21 të vitit të kaluar në Itali, ku shënoi plot 7 gola, ndërsa vlera e kartonit të tij është rreth 25 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga Chelsea.

Nga Londra këtë verë pritet të largohen emra si Olivier Giroud, të cilit i mbaron kontrata me Chelsean dhe Mitchy Batshuayi, i cili nuk bën pjesë në planet e Lampard, ndaj afrimi i një emri si Waldschmidt do të kompletonte sërish repartin e avancuar, këtë herë me djem të rinj të talentuar.

Leave a Reply