Arthur Melo i thotë “jo” Interit: Dua të qëndroj te Barcelona!

0
500

Objektivi i madh i Barcelonës në merkaton e verës është Lautaro Martinez.

Por pavarsisht interesimit të madh, blaugranat nuk kanë mjaftueshëm para për të paguar klauzolën prej 111 milionë eurosh  të largimit të bomberit argjentinas nga zikaltërit dhe për të bërë të mundur këtë transferim do të kërkojnë të përfshinë në marrëveshje edhe disa lojtarë të tjerë që mund përshkojnë rrugën e kundërt.

Emri më i nxehtë që pëlqehet edhe nga drejtuesit e Interit është ai i mesfushorit brazilian Arthur, i cili pasi ka dëgjuar për interesimin që ka Interi për të u ka mbyllur menjëherë dyert zikaltërve duke deklaruar:

“Ndihem krenar që jam kërkuar nga Interi por dua të qëndroj te Barcelona”. Arthur Melo është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2018 kur u transferua për 31 milionë euro nga Gremio.

Leave a Reply