Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

0
559

Në Kosovë sot janë raportuar edhe 29 raste të reja që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke shkuar numri total i të infektuarve në 1 mijë e 263, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 912, teksa 31 persona kanë humbur jetën.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 320 raste aktive me koronavirus në vendin tonë.

Komuna e Vushtrrisë vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me koronavirus, e që vetëm sot janë konfirmuar edhe 15 raste të reja, duke çuar numrin në total 120.

Leave a Reply