Kryetari i VV-së Albin Kurti, do duhej ta ndalte gjakderdhjen financiare në Komunën e Prizrenit!

0
625
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Pas pandemisë, Kryetarit në largim të Komunës së Prizrenit, duhet me i’a ndryshu mbiemrin, nga: Haskuka, në Hajnkuka, sepse po i përshtatet ky mbiemër Mytës.

Krejt kjo, si pasojë e veprimeve të tij dyshuese korruptive, të cilat i ka bërë gjatë qeverisjes së tij, përmes aferave dhe skandaleve të shumta.

Kësaj i shtohet fakti se gjatë tenderëve, sidomos në kohë të pandemisë, dyshohet se kishte hajni klasike, gjatë fenomenit të tenderomanisë.

Kryetari në ikje dhe partia e tij Vetëvendosje, kanë keqpërdorë mjete të shumta financiare, sikur në nivel lokal, po ashtu edhe në nivel qendror, por për kampion të vjedhjes, VV u dëshmua veçanërisht gjatë kohës së pandemisë.

Prokuroria do duhej të fillonte me skenimin e të gjithë tenderëve, në veçanti gjatë kësaj periudhe, ku dallaveret më të mëdha dyshohet që janë bërë gjatë pandemisë COVID-19, duke abuzuar me parat e taksapaguesve.

VVazhdojmë

VVjedhim

Shkruan: Jeton BYTYÇI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply