Sara dhe Bardhi dërgojnë dron në BB VIP, ja për cilin banor!

0
441

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.

Dyshja është në pritje të një bebushi, ku lajmi i ëmbël është ndarë përpara disa ditësh nga çifti.

Kohëve të fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’.

Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë:

“Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam.

Sara, Bardhi dhe bebi!”

Shiko videon:

Leave a Reply