“Në Itali ka 60 milionë trajnerë”, Pirlo: E lehtë të kritikosh nga ekrani!

0
199

Andrea Pirlo, vijon aventurën e tij në Serie B aty ku drejton Sampdorian. Ish-mesfushori në këtë sezon synon ta rendisë skuadrën në zonën e “Play-Off” e më pas të pretendojë të fitojë një vend për t’u rikthyer në Serie A.

Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për 44-vjeçarin që shpeshherë është përballur me kritika. Megjithatë, vetë Pirlo shprehet se nuk ndikohet nga ajo që flasin të tjerët duke theksuar se është e lehtë të kritikosh ndeshjet kur i sheh nga ekrani i televizorit.

“Nëse fiton, atëherë të gjithë të bëjnë komplimenta dhe thonë se je një trajner i zoti. Në rast se nuk ia del dhe humbet, atëherë nisin kritikat. Këtu në Itali ka 60 milionë trajnerë, edhe pse jo të gjithë e ushtrojnë këtë zanat.

Kur i sheh ndeshjet nga tribuna apo nga ekrani i televizorit, atëherë bëhet e lehtë për të kritikuar. Por, njërezit duhet ta kuptojnë se sa punohet çdo ditë. Gjithsesi, e theksoj se unë asnjëherë nuk jam ndikuar nga kritikat”, u shpreh Pirlo që pas Juventus dhe Karagumruk në Turqi, po përjeton me Sampdorian, eksperiencën e tretë si trajner./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here