Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph W. Burke, këshilltar për Krime Ekonomike në kuadër të Zyrës së Asistencës Teknike, si dhe, Norman Richard Smith, këshilltar për Krime Ekonomike në të njëjtën zyrë.
Në njoftim shtohet se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e pastrimit të parave, identifikimin, hetimin dhe ndjekjen efektive të veprave penale financiare, si dhe avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik.
‘’ Gjatë diskutimeve, fokus i veçantë iu kushtua luftimit të pastrimit të parave, përfshirë sfidat në identifikimin dhe hetimin e rasteve, gjurmimin e pasurisë së kundërligjshme dhe forcimin e kapaciteteve profesionale për ndjekjen efektive të këtyre veprave penale. Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në këtë fushë’’, thuhet në komunikatë mes tjerash.
Komunikata:
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren priti në takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Prizren, 09 Qershor 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joseph W. Burke, Këshilltar për Krime Ekonomike në kuadër të Zyrës së Asistencës Teknike si dhe z. Norman Richard Smith, Këshilltar për Krime Ekonomike në të njëjtën zyrë.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e pastrimit të parave, identifikimin, hetimin dhe ndjekjen efektive të veprave penale financiare, si dhe avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik.
Gjatë diskutimeve, fokus i veçantë iu kushtua luftimit të pastrimit të parave, përfshirë sfidat në identifikimin dhe hetimin e rasteve, gjurmimin e pasurisë së kundërligjshme dhe forcimin e kapaciteteve profesionale për ndjekjen efektive të këtyre veprave penale. Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.
Kryeprokurori shprehu mirënjohjen e tij ndaj pjesëmarrësve për vizitën dhe bashkëpunimin konstruktiv, si dhe ndaj Ambasadës Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, e cila ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e efikasitetit në zbatimin e ligjit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit amerikanë shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mekanizmave për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e suksesshme të pastrimit të parave, krimeve financiare dhe formave të tjera të kriminalitetit ekonomik.
Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së efikasitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe mbrojtjes së integritetit financiar e institucional.















































