Javën e kaluar, një nga këngëtaret më të mira në botë Dua Lipa i dha fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj Callum Turner.
Një nga pjesëmarrësit në dasmë ishte edhe këngëtari Besnik Qaka.
Ai në Klan Kosova foli rreth performancës së tij në këtë ngjarje.
“Unë kryesisht kam kënduar këngë të miat dhe këngë në shqip që kanë vallëzuar domethënë atë muzikën time që e bëjë unë zakonisht kështu. Faktikisht edhe të huajt që kanë qenë aty janë fascinuar me muzikën shqip”, tha Qaka në Programin e Mëngjesit.
Lideri i grupit NRG Band tregoi se ftesën e ka marrë nga Dukagjini, babai i Dua Lipës.















































