Kapen me marihuanë, arrestohen dy persona në Marash të Prizrenit

0
287
Foto: Ilustrim

Në Marash të Prizrenit Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 1.91 gram.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

“Marash, Prizren 13.08.2022 – 01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 1.91 gram. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

Leave a Reply