Juventus pëson humbjen e parë të sezonit nga gafat, feston skuadra e Nedim Bajramit

0
199

Sassuolo-Juventus rezultoi një ndeshje shumë e luftuar, por në fund sfida u vendos nga gafat dhe autogolat.

Ekipi ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, fitoi me rezultatin 4-2.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 12’ me Lauriente që gjeti golin pas një gafe të Szczesnyt.

Megjithatë në minutën e 21’ Juventus barazoi dhe barazimin ekipit të miqve ua dhuroi një lojtar i Sassuolos, me Vinan që bëri autogol.

Megjithatë në minutën e 41’ Berardi gjeti rrugën drejt rrjetës dhe riktheu avantazhin te skuadra e tij, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.

Juventus tentoi të reagojë dhe në minutën e 78’ Chiesa i dhuroi barazimin ekipit të tij.

Vetëm katër minuta më pas, Pinamonti shënoi një super gol dhe kaloi sërish Sassuolon në avantazh.

Në fund ndeshja u vendos nga një autogol i Gattit në minutën e 90+5’, me lojtarin e Juves që i dhuroi rezultatin 4-2 skuadrës së Sassuolos.

Pas këtij takimi Sassuolo renditet në vend të 11-të me gjashtë pikë, teksa Juventus, që pësoi humbjen e parë të këtij sezoni, renditet në vend të katërt me dhjetë pikë.

Leave a Reply