“Junior 06 Moni Bau” shënon fitore të rëndësishme në Gjilan

0
550

Basketbollistet e KBF “Junior 06 Moni Bau” kanë shënuar fitore të rëndësishme në Gjilan në ndeshjen e javës XVII, duke mposhtur KBF “Drita” me rezuLtat 34:68.

Të vetëdijshme se vetëm fitorja i mbn prizrenaset në “Play-off”, basketbollistet e KBF “Junior 06 Moni Bau” u angazhuan maksimalisht dhe falë lojës kolektive e të përqendruar në mbrojtje e në sulm arritën deri tek triumfi.
Arnisa Veçgishti me 15 pikë, Vesa Krasniqi me 13, Klea Gashi me 12, Merisa Bilalli me 10 si dhe Yllaza Uka me 8 pikë e me shumë asistime qenë lojtaret më meritore për fitore. Ndërkohë, duhet lavdëruar edhe lojtaret tjera të cilat dhanë kontributin e tyre me angazhim dhe pikë të realizuara.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse fitorja na mbante në hap për të siguruar “Play-off”-in. Prandaj, i hymë takimit me një mobilzim si anjëherë më parë dhe kjo rezultoi me lojë të mirë e me fitore. Falënderoj të gjitha bashkëlojtaret që aplikuan lojë kolektive dhe të angazhuar…” u shpreh Arnisa Veçgishti.

Për vashat prizrenase kjo ishte fitorja e nëntë në këtë edicion. Në javën e ardhshme ato do të jenë nikoqire të KBF “Unkited Basketboll”.

Leave a Reply