Fëmijët shpenzojnë më shumë lekë në shkollë, sociologia: Prindërit t’i mësojnë të marrin bukë me vete

0
253
Foto: Ilustrim

Në datat 21-27 Mars është java globale e parasë. Jo vetëm në familje, por edhe në shkolla është e rëndësishme të flitet për paranë dhe menaxhimin e saj.

“Nëna mua më jep 5000 mijë lekë të vjetra në ditë. Kur shkoj në byrekore për të marr s’marr dot se ka vajt nga 300 në 700 lekë të vjetra një byrekë.“

“Po prindërit normalisht mërziten se kohë krize, filloj dhe lufta.”

“Unë marr po prapë 2000 mijë lekë të vjetra, por nuk blej dot të njëjtat gjëra ose nuk blej fare.”

“Normale që nuk u kam kërkuar prindërve para me ngulm”

“ 500 lekë më përpara, ndërsa tani marr 1000-1500, dhe ka raste që i prish të gjitha.”

Në një intervistë për Report Tv sociologia Entela Binjaku thotë se në shkolla duhet të rivlererësohet kurrikula mësimore e të flitet më shumë për paranë dhe menaxhimin e saj. Më pak presion social nga mania për të shpenzuar sa më shumë para gjatë pushim në shkolla dhe se të marrësh bukë me  vete nuk është aspak diçka e keqe, por përkundrazi e shëndetshme.

“Fëmija në të përditshmen e  vetë  herë kërkon se i nevojitet, herë  kërkon se nuk kërkon të mbetet pas të tjerëve, herë për shkak të presionit  të të tjerve mbi to është i lartëdhe shumë herë prindërit vendosen në vështirësi, pikërisht për shka k të këtyre vështirësive me të cilët përballen fëmijët e tyre. Përsëri këtu elementi bazë është edukimi që të rishikohet nevoja e përmirësimit të kurrikulave tona mësimore.”- tha sociologia Entela Binjaku .

Por ka dhe prindër që kanë zgjedhur forma të tjera të edukimit të fëmijëve mbi paratë. Nuk u japin asnjë qindarkë dhe ua përgatisin bukën me vete që në shtëpi.

“Asnjëherë nuk u jap asnjë lekë. Merr bukë me vete në çantë nga shtëpia.”- tha një prind.

“Asnjë lekë në dorë nuk u jap.”

“Thjesht për edukim që mos i mësojmë me lekë.”

Megjithatë ndryshimi i çmimeve të disa prej produkteve i ka bërë shqiptarët më kursimtar.

“Duhet të mendojmë për nesër”.-tha një tjetër prind.

Leave a Reply