Ishte dënuar për vjedhje të rëndë, arrestohet prizrenasi i kërkuar nga Gjykata – dërgohet në burg

0
669

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është B.S, 34-vjeçar, i cili është kapur gjatë ditës së sotme në Prizren dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Leave a Reply