Gjuha shqipe dhe shqiptarët

0
716

Për shqiptarët gjatë historisë, çështja e gjuhës ishte aq e rëndësisë së madhe, sa që përbëjnë të vetmin popull “transfetar” në Ballkan, të vetmin, identiteti i të cilit është ndërtuar tërësisht mbi bazën e gjuhës shqipe (trashëguar nga ilirishtja).

Ajo që ndodhi ishte se në rastin e shqiptarëve ishte gjuha ajo që u etniticizua në vend të fesë, aq sa arriti të ushqejë një ideologji të vërtetë kombëtare, një lloj sikur të ishte feja. Andaj thënia se: ” feja” e shqiptarit është “shqiptaria”, zë vend meritor në ekzistencën e kombit shqiptar.

Shqiptarët me fanatizëm ruajtën etninë e tyre mbi shumëllojshmërinë e feve, gjithnjë duke e pasur parasysh gjuhën shqipe, lidhjen e gjakut dhe pastaj besimin.

Shkruan: Fidan SHEHU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply