Giroud është i Milanit, mbyllet marrëveshja me Chelsea-n!

0
308

Milani do të ketë edhe përforcimin në sulm për sezonin e ri. Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses operacionin Olivier Giroud për të cilin prej kohësh Drejtori Sportiv, Maldini kishte insistuar për ta afruar.

Edhe pse Chelsea ia zgjati kontratën me një vit, Milani ofroi 1 milionë euro plus 1 mln euro të tjera bonus për të bindur klubin anglez ta linte të lirë. Giroud do të firmosë për 2 sezone me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro në vit./SS

Leave a Reply