Projekte të dështuara në komunën e Prizrenit ndër vite

0
1077

Komuna e Prizrenit tani më numron një numër të madh të projekteve të pa përfunduar. Në ditët ne vijim do ja rikujtoj qytetarëve dhe pushtetit aktual. Është në pyetje një vlerë e konsiderueshme parash të qytetarëve.

Banesat për familjet e deshmorve, Invalidët e veteranët e luftës së UÇK-ës dhe familjet e me asistencë sociale!

Qeverisja e ish. Kryetarit Ramadan Muja,që nga fillimi e për një dekadë të qeverisjes kishte realizuar projekte për ndërtimin e Banimit Social. Kishte filluar ne lagjen Dardania(jaglenicë)dhe me sukses i kishte përfunduar. E pasi që qeverisja e pr.dr.Ramadan Muja zgjati për një dekadë, kërkohej vazhdimësi të projekteve të tilla.

Koha e gjatë e qeverisjes, natyrshëm kishte rritur edhe pakënaqësitë e shumta në vitin e fundit të pushtetit të PDK-ës. Pasi që në vitin 2017 përgatitej zëvendësimi i pr.dr. Ramadan Muja me kandidatin Shaqir Totaj dhe ishte vit zgjedhor. U bë promovimi i mega projektit i cili kishte filluar ne vitin 2016.

90 banesa për familje dëshmorëve,Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-ës si dhe familje me asistencë sociale .

Ende duke i mbushur themelet e këtyre banesave, dega e PDK-ës ne Prizren dëshironte që ti shfrytëzoj për marketing në viti zgjedhorë!

U tha u bë!

Me 26 maj të vitit 2017 ne Shtëpin e Pushtetit (Shtëpia e Bardhë ), u ftuan edhe krerët ma të lartë të partisë, media dhe u hodh shorti. Lot gëzimi, duartrokitje,përqafime dhe urime …

Në vjeshtën e vonshme përfunduan zgjedhjet u nderua pushteti. Qeverisja e pr.dr. Mytaher Haskuës, vazhdoj punimet ne ndërtim. Obligim moral dhe ligjor nga Korniza Afatmesme Buxhetore. Ne vitit 2019/20 kishin përfunduar 2 nga 4 objektet (kullat) e planifikuara. Familjet e përzgjedhura si pas shortit të viti 2017 u vendosen. Në objekte 3 dhe 4,për shkak pa përgjegjësisë së Operatorëve Ekonomik në vitin 2021shkeputen kontratat dhe planifikim për vazhdimin e punimeve bëhet për vitin 2022. E viti 2021,solli përser ndryshim ne qeverisje, PDK-ë u rikëthy me zotime e premtime. Mjetet (Buxheti ) ishte ndarë e planifikuar edhe ne KAB-ë për vazhdimin dhe përfundimin e punimeve ne 2 objektet e pa përfunduara .Familjet e përzgjedhura ne vitin 2017 prisnin dhe po presin. Për ironi,apo ndonjë arsye të pa shpjeguar deri tani nga Kryetari aktual z.Shaqir Totaj ne këto objekte nuk kem te vendosur a’së edhe një gozhdë. Për ç’do ditë ndërtimet e deri tanishme po dëmtohen.

E më e dhimbshme nga krejt kjo gjendje është fati i përfituesve nga shorti 2017 në veçanti i Veteranëve të UÇK-ës : Mehmetali Shkreta dhe Fatime Ademaj. Nuk patën fatin që ti gëzoheshin banesave të përfituara. Ndruan jetë në pritje.

Tani pas 3 vitesh qeverisjeje nuk ka gjurmë se Kryetari Totaj është I interesuar që të vazhdoj punimet ne përfundim te këtyre objekteve. Madje as nënkryetari aktual z.Kujtim Gashi harron që në të gjitha projektet e z.Muja ka qen aktet direkt apo indirekt. Prova ka mjaft interesim as pak.

Nuk ka interesim a’së nga mediat, a’së nga vet shoqatat e dalur nga lufta e UÇK-ës që të bëhet presion qeveris aktual për vazhdim punimesh . Të paret janë të paguar(blerë) nga pushteti për marketing të (mos) punën e pushtetit .Te dytet po kënaqen me buste .

E drejtësia është e shurdhër dhe e verbër.

Shkruan: Islam THAQI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here