Carlos Bacca, objektivi i Valencias për sulmin!

0
319

Valencia po kërkon një sulmues me eksperiencë për t’ia bashkangjitur skuadrës aktuale por situata financiare e klubit nuk lejon shpenzime të mëdha.

Ideja e re që kanë drejtuesit është Carlos Bacca i cili ditët e kaluara u largua nga Villarreali dhe është pa kontratë. Sulmuesi 33-vjeçar do të ishte zgjedhja perfekte për trajnerin Bordalas për shkak të eksperiencës që ka mbi supe këto vite në kampionatin spanjoll e gjithashtu dëshira e kolumbianit është që të qëndrojë sërish në Primera Division./SS

Leave a Reply