“Mjalti i çmendur” në Turqi po bën bujë nëpër botë! Krijon halucinacione për shkak të kësaj luleje të purpurt. Rrit performancën seksuale

0
263

Një mjaltë i prodhuar në Turqi ka marrë së fundmi famë nëpër botë.

I quajtur “mjalti i çmendur”, ai prodhohet nga një bletar Bayram Demirciler në provincën e Rizesë në Turqinë verilindore mbi Detin e Zi. Nëse viti është i mbarë për bletët, ai prodhon rreth 350 kg mjaltë rododendron.

Alpet Pontike me gjelbërim janë shtëpia e një nëngrupi të rododendronit, lulet e purpurta të cilat i japin mjaltit një ngjyrë të veçantë. Ato përmbajnë gjithashtu një neurotoksinë të quajtur grayanotoxin, e cila mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës dhe që gjithashtu mund të shkaktojë haluçinacione.

“Ky mjaltë është shumë i mirë për njerëzit me hipertension,” tha Mustafa Oguz Alparslan, kosheret e të cilit, janë të mbrojtura nga arinjtë me një gardh elektrik, në mal në mbi 1,400 metra.

“Nëse hani shumë dhe mund të shkaktojë gjithashtu një rënie të shpejtë të presionit të gjakut ”, paralajmëroi bletari, i cili tha se gjithmonë “e teston mjaltin e tij ndërsa e nxjerr nga kosherja”.

Mjekët thonë se mjalti mund të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut në tru, duke shkaktuar marramendje, të fikët dhe madje edhe halucinacione.

Intoksikimi me “mjaltë të çmendur” ishte dokumentuar edhe në kohët e lashta.

Mjalti mund të mposhtë edhe kafshët. Një ari i ri kafe bëri bujë në gusht të vitit 2022, kur u gjet pa ndjenja pranë koshereve në provincën Duzce në skajin tjetër të Detit të Zi të Turqisë. Sipas ministrisë së pylltarisë dhe bujqësisë, ai kishte përfunduar pa ndjenja pasi e kishte tepruar me “mjaltin e çmendur”.

Në të njëjtin muaj, një shofer autobusi që udhëtonte midis Rizes dhe qytetit port të Trabzonit fajësoi mjaltin për humbjen e tij vetëdijes së tij dhe përplasjen me makina në një semafor.

Në një spital në Trabzon, mjeku Abdulkadir Gunduz trajton nga “30 deri në 100” njerëz në vit nga konsumi i mjaltit të çmendur.

“Nëse kemi një maj dhe qershor me diell, bletët do të ushqehen me rododendronë”, duke e bërë mjaltin edhe më të fortë”, tha profesor Gunduz, i cili ka hulumtuar prej kohësh këtë temë.

Një detaj i veçantë ngjalli interesin e tij. “Më shumë se 80 për qind e pacientëve që përjetojnë efektet anësore të mjaltit janë burra mbi 50 vjeç. Disa besojnë se (mjalti) rrit performancën e tyre seksuale,” tha ai.

Leave a Reply