Fernandes: Derisa Man Utd të më dojë, do të rri këtu

0
196

Bruno Fernandes është bërë qendër e spekulimeve në ditët e fundit.

Për yllin e Manchester Unitedit po flitet se interesim kanë shfaqur Bayern Munichu dhe Interi.

Mirëpo, ylli portugez ka folur personalisht për mediumin “Sky Sport”, ku ka folur rreth situatës së tij aktuale, përcjell “Gazeta Express”.

Fernandes e zuri në gojë të ardhmen e tij pas fitores ndaj Newcastlet me rezultat 3:2 mbrëmë.

“Puna nuk ka marrë fund këtu, ka mbetur edhe një ndeshje në Premierligë dhe më pas ndeshja më e rëndësishme e sezonit, finalja e FA Cup. Për ne ishte një sezon i vështirë, këtë e tregon edhe renditja, jemi të gjithë të vetëdijshëm. Tifozët tanë ishin fantastikë, na kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit, e vlerësojmë atë që e kanë bërë për ne”, tha fillimisht Fernandes teksa foli për sezonin aktual të “Djajve të Kuq”.

“Duam ta bëjmë më të mirën, tifozët tanë e meritojnë këtë. Kemi provuar, por rezultatet e demonstrojnë këtë. Mund të them se të gjithë e kanë dhënë maksimumin, edhe pse nuk ishte e mjaftueshme.”

“Unë do të jem këtu derisa klubi të më do dhe deri kur klubi dëshiron që të jem pjesë e së ardhmes. Nëse për ndonjë motiv nuk më duan, atëherë do të largohem”, përfundoi Fernandes, i cili në vitet e fundit ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here