Vetëm Juvja i plotëson kërkesat ekonomike, CR7 nuk e mendon largimin!

0
315

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi janë ende së bashku, të paktën edhe për këtë sezon. Kjo është ndjenja që ka shoqëruar kohët e fundit fjalimet e bardhezinjve  për të ardhmen e sulmuesit portugez.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të largohet nga Torino dhe për këtë arsye agjenti i tij, Jorge Mendes, i cili sëfundmi ka qënë i pranishëm në prezantimin zyrtar të Josè Mourinho si trajner i Romës, do të ketë edhe një takim me drejtuesit e Juventusit për të përcaktuar qëndrimin e lojtarit në Serie A edhe në sezonin e ardhshëm.

Për momentin nuk ka shumë fjalime për të mbajtur. Cristiano e ka kuptuar që skuadra e vetme që mund të garantojë pagën aktuale është Juventusi. Momentalisht pavarësisht aludimeve apo zërave që qarkullojnë në merkato se portugezi mund të largohet nga zonja e vjetër, duket se nuk ka asgjë të vërtetë, i vetmi klub që mund t’i garantojë plostësimin e kërkesave është Juventusi. Edhe mbrojtësi i bardhezinjve, Danilo u shpreh pak ditë më parë se portugezi do të vazhdojë të qëndrojë në Torino./SS

Leave a Reply