Egzona Hoxhaj kritikon pushtetin lokal për shtrimin e disa rrugëve në Gjonaj

0
303

Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Egzona Hoxhaj, ka akuzuar pushtetin lokal për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nga ambulanta e fshatit e deri në Lagjen e Sipërme në fshatin Gjonaj të Hasit.

Hoxhaj, ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge është bërë pa kritere profesionale, duke zgjuar dyshimet e komunitetit.

Postimi i plotë:

Rruga nga Ambulanca e fshatit e deri në Lagjen e Sipërme ( Rr. Flaka e Lirisë dhe Rr. Malësori ) kishte mbetur rreth 1 vitë e gjysmë e pa asfaltuar dhe me një gjendje katastrofale e shkaktuar nga qeverisja komunale.
Sikur kjo të mos mjaftonte, komuna pas 1 viti e gjysmë neglizhencë, 1 vitë gjysmë pune, një rrugë rreth 2km i ka dhënë një shtresë asfalti rreth 5cm duke mos e vendosur kurrë shtresën e dytë e për të cilën është dhënë tenderi, duke I shtuar dyshimet në keqpërdorim dhe manipulim me tender dhe për qudi edhe ujëmbledhësit i ka vendosur mbi asfalt dhe të mbyllur.
Ndërsa ndriqimi dhe trotuaret as që janë përmendur për këtë lagje.
Gjithashtu linku më poshtë tregon se sa pa të kënaqur kanë qenë banorët e fshatit Gjonaj atherë kur kinse është punuar nga pushteti lokal!
👇
https://www.facebook.com/prizreni.tv/videos/914684629077652/
Vetëm me PDK-në punohet!

BashkëPërPrizrenin

Shaqir Totaj ✅

EgzonaHoxhaj 18 ✅

Leave a Reply