Janë të frikshme dhe të trishta këto foto të publikuara nga The Guardian.
Imazhet vijnë nga Sao Paulo, Brazil, e tregojnë se si vendi po detyrohet të përgatitet për një rritje të vdekjeve si rezultat i shpërthimit të Covid-19, pasi presidenti brazilian kishte hedhur poshtë rrezikun e virusit.
Varrezat Vila Formosa, më e madhja në Amerikën Latine, kanë pasur një rritje me 30% të numrit të të varrosurve, i tha menaxhmenti i saj agjencisë së lajmeve “Associated Press”.
Më shumë se 1.5 milion njerëz janë varrosur tashmë aty.
