Disa pyetje për Mytaher Haskukën për projektin “Via Ferrata”

0
425

Lidhur me aktivitetin e proklamuar për gjoja zhvillimin e turizmit malor, për shtegun Via Ferrata, disa pyetje publike për “Kryetarin” e Komunës Mytaher Haskukën:

1. Rreth kësaj zone, a është bërë studimi i fizibilitetit, nëse po nga kush është bërë?
2. A ka pasur thirrje publike, takime dhe diskutime me ekspert për këtë projekt?
3. Sa është kostoja e këtij projekti?
4. Kush ishte menaxher dhe përfitues i projektit?
5. A është bërë pranimi teknik i projektit?
Sipas informatave nga tereni, ju e keni qitur në lajthitje edhe ambasadoren e Zvicrrës, ku me bujë të madhe mediale, e keni bërë përurimin e këtij projekti, pa pranim teknik.

Pyetjet më lart lidhen me projektin paraprak, rreth sportit të Paragllajdingut, ku në këtë projekt, gjeti vdekjen edhe një i ri, i cili ishte edhe instruktor i këtij lloji të sportit.
Pyetje tjetër rreth rastit të mëhershëm:
A janë bërë të gjitha studimet për lokacionin, nga ku u zhvillua aktiviteti sportiv “Paragllajdingu” dhe a ka pasur pranim teknik nga ekspert të fushës për këtë aktivitet, nëse po, ju lutem dokumentojeni me shkrim, nëse jo, atëherë ju kryetar, jeni përgjegjës për humbjen e kësaj jete, ku edhe prokuroria do të duhej ta hetonte rastin në fjalë, sepse ky rast po kalon në heshtje totale.

#duampërgjegjësi

Shkruan: Jeton BYTYÇI – Koordinator i PDK-së në Prizren

Leave a Reply