Haskuka i bënë vizitë disa bizneseve lokale

0
408

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka vizituar disa kompani vendore për të parë nga afër punën që janë duke e bërë në prodhim.

Haskuka ka vizituar kompanitë “Office1Kosova” dhe “FNW-Fashion Network”, të cilat bëjnë prodhimin e maskave “Protecta”.

“Sot kam vizituar kompanitë vendore Office1Kosova dhe FNë-Fashion Netëork, për të parë nga afër punën që po e bëjnë për prodhimin e maskave “Protecta”. Me këtë rast pashë se këto dy biznese vendore po bëjnë një punë mjaft kualitative dhe cilësore, duke prodhuar maska trishtresore me standarde më të larta.

Ajo që vlen të theksohet është se këto dy kompani, gjatë kohës së vështirë të pandemisë, kanë punësuar 55 gra dhe vajza, që punojnë në dy ndërrime dhe arrijnë të prodhojnë rreth 50 mijë maska në ditë, të cilat eksportohen edhe në shtetet e rajonit.

Falënderoj bizneset e Prizrenit, që përkundër vështirësive përsëri gjejnë mënyra se si të investojnë në prodhimtari, sepse vetëm prodhimtaria krijon vende të reja pune dhe vetëm kur të kemi prodhim do të kemi ekonomi të zhvilluar dhe të fortë!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply