Tema esenciale apo, vetëm populizëm dhe ngarendje për pushtet?!

0
290

Duhet apo, s’duhet qeveria para vetes të ket temat esenciale;

  1. Të kidnapuarit me dhunë dhe ende qëllimisht, mbetjet mortore mbahen peng.
  2. Dëmet e shkaktuara, gjatë luftës.
  3. Krimi i organizuar, korrupcioni, nepotizmi që po vazhdon dhe s’po ndalon.

Dialogu me serbinë që ka shkaktuar gjenocid, mbi popullatën shqiptare në Kosovë, duhet të bëhet ose të filloj, atëher kur shteti serb i kthen mbetjet mortore të të kidnapuarve, paguan për dëmet e shkaktuara në mënyrë të organizuar, nga aparati shtetëror, përkatësisht ushtria dhe policia serbe.

Edhe krimi i organizuar, korrupcioni dhe nepotizmi, janë tema esenciale për qarsye duhet, urgjentisht të merremi me to.
Unë personalisht, ndoshta edhe s’po kuptoj po të merren me krimin e organizuar, korrupcionin apo nepotizmin, këta që gjatë deklarimit të pasurisë në AKK-it – Agjencia kundër Korrupsionit i deklaruan milionat ende pa i bërë 100 dtë punë në qeverisje, punësime të kusherinjëve – familjarëve dhe delegimin si ambasador, bashkëshortin më besoni se unë, s’po di edhe ç’farë apo si është më ndryshe, ky koalicion qeverisës se qeveritë e mëhershme.

Filloni reflektoni, fillimisht ju të dy;

zj. Presidente Vjosa Osmani dhe
z. Kryeministër Albin Kurti që plotë gojën, prej se merreni me politik, apo jeni në skenën politike, ç’doher keni kërkuar kthimin e mbetjeve mortore, nga Serbia dhe luftimin e krimit të organizuar, korrupcionit dhe nepotizmit.

Deklaratat e juaja populiste, i’u ndihmuan dhe qytetarët votën ju besuan.

Mos e vrani shpresën se qytetarët, mjaftë kanë pritur, mjaftë kanë vuajtur dhe mjaftë kanë ikur nga vendi.

Boll më!
Reflektoni dhe veproni për qytetar dhe jo vetëm për familjar…

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply