Berisha: Myta, para se me folën për fytyrat e të tjerve, duhet me shku para pasqyrës me shiqu fytyrën e vetë prej “pinoku”!!!

0
433

Mos votimi i pikës së rendit të ditës të Kuvendit Komunal të Prizren që përfshinte “Riparcializimin për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit”, ka zgjuar një debat të madh mes pozitës e opozitës.

Madje dje gjatë seancës ishte përdorur edhe gjuhë e tepruar ndaj njëri tjetrit. E më vonë kishte reaguar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke e akuzar opozitën si dyfytyrëshe.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, i cili ka thënë se ofendimet e kuvendarëve të Prizrenit me gjuhën e një rrugaçi nga Myta i LVV-së, për arsye të qëndrimeve politike në Kuvendin e Prizrenit, është edhe një tregues se në cilën “deregje” ka ardhë pozita e kryetarit të Prizrenit.

“Ofendimet e kuvendarëve të Prizrenit me gjuhën e një rrugaçi nga Myta i LVV, për arsye të qëndrimeve politike në Kuvendin e Prizrenit, është edhe një tregues se në cilën “deregje” ka ardhë pozita e kryetarit të Prizrenit.
I kapluar nga deliri i madhështis dhe mungesa e trajtimit psikiatrik, ka bër që Myta i LVV të ulēn gjuhën e komunikimit me opinionin, deri te gjuha e një rrugaçi, i cili me gjasë ka harruar apo po bënë se ka harruar se si është sjellur ai dhe subjekti tij politik kur ka qenë në opozit!
Kuvendarët e Prizrenit, dje kanë mbajtuar një qëndrim politik në pragë të fillimit të fushatës zgjedhore të 17 tetorit, përmes të cilit i kanë treguar Mytës dhe sektit politik që përfaqson, se jeni të paaftë me qeveris me Prizrenin dhe asgje më shumë.
Prandaj Myta, para se me folën për fytyrat e të tjerve, duhet me shku para pasqyrës me shiqu fytyrën e vetë prej “pinoku”!!!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply