Haskuka: Sot edhe njëherë u vërtetua dyfytyrësia e asamblistëve opozitarë në Prizren!

0
676
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënien në shqyrtim publik të ndryshimit dhe plotësimit-riparcializimit të Planit Rregullues Urban (tani të hollësishëm) konform vendimit Nr.001-001-82542, të datës 31 maj 2018, mbi Ndryshimin dhe Plotësimin-Riparcializimin e Planit Rregullues Urban (tani të hollësishëm) për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë (të mesme dhe të vogël) – “Parku i Biznesit” , e cila gjenden në kuadër të Vendimit Nr.01/011-2340, të datës 29.02.2012, ka përplasur sot në asamblenë komunale në Prizren, pozitën me opozitën.

Mungesa e gatishmërisë të kuvendarëve nga opozita për ta votuar këtë pikë, ka hapur një debatë të ashpër në kuvend dhe jashtë tij.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se sot edhe njëherë u vërtetya dyfytyrësua e asambleistëve opozitarë në Prizren.

“Sot edhe njëherë u vërtetua dyfytyrësia e asamblistëve opozitarë në Prizren!

Të votosh kundër “Riparcializimit për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit” është të votosh kundër funksionalizimit të Parkut të Biznesit, pra të jesh kundër zhvillimit të prodhimit vendor, kundër punësimit e kundër rinisë.

Nuk e di se si do ta arsyetojnë këta veten përpara qytetarëve të Prizrenit, bizneseve, e sidomos para rinisë që presin zhvillim e punësim!

tetoriështëafër”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply