Berisha: Është momenti i fundit kur Prizrenit duhet t’i kthehet shpresa, të cilën e kanë rrëmbyer pushtetarët e papërgjegjshëm

0
939

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, takoi sot kandidatët për asamble komunale, thuhet në njoftimin e Nismës.

“Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, Kryetari Berisha, prezantoi edhe programin qeverisës për mandatin katër vjeçar dhe sfidat që na presin gjatë këtij mandati.
Angazhimi i secilit prej nesh tashmë është kthyer në domosdoshmëri, sepse tani është momenti i fundit kur Prizrenit duhet t’i kthehet shpresa, të cilën e kanë rrëmbyer pushtetarët e papërgjegjshëm të komonës tonë, përfundoi Kryetari Berisha”, thuhet në njoftim./04 Online

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Leave a Reply