Totaj viziton familjen e dëshmorit Nazmi Hasani, mahnitet me punën që po bën në serë plaku i shtëpisë

0
473

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot pasdite ka vizituar fermerin nga Randobrava, Haki Hasani, familje kjo e cila në luftën e fundit, Kosovës ja fali dëshmorin, Nazmi Hasani.

Totaj më tej tha se u mahnita nga puna plotë me bereqet e fermerit Haki Hasani. Në vizitën që i bëra babait të dëshmorit Nazmi Hasani në fermën e tij në Randobravë ku kultivon trangujë dhe perime tjera, premtova që si kryetar fermerët e Prizrenit do ta kenë përkrahjen e pakursyer të komunës.

Në fund Totaj tha se fermerët e Prizrenit janë punëtorë e të zotë e nën udhëheqjen time, ata do ta kenë afër komunën dhe mbështetjen.

Leave a Reply