Begaj reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

0
27

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku i dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një reagimi, Begaj ka shprehur trishtim të thellë për vendimin e sotëm, ndërsa ka vlerësuar vendosmërinë për të apeluar aktgjykimin.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm.Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie.Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!Liria ka emër!”, tha presidenti shqiptar.