As perla, as diamante…Vajzat e njohura duan diçka tjetër në qafë!

0
348

Ndoshta nuk ju ka shkuar në mend se kjo është tendenca e fundit që po ndjekin vajzat e njohura të ekranit. Dhe nuk i referohemi ndonjë veshjeje, çante a këpucë. Në fakt është një detaj, në dukje i vogël, ashtu siç në fakt është floriri por me shumë vlerë. Bëhet fjalë për monedhat e arit, të cilat dikur u jepeshin të sapolindurëve për një jetë të plot fat e pasuri, ose nuseve të reja.

Një monedhë të tillë sot ua sheh në qafë të gjithave, por ne kemi pikasur disa nga vajzat e njohura, si Klea Huta, Jonida Vokshi, Xhensila Myrtezaj, Afërdita Dreshaj, Rudina Dembacaj e cila ka zgjedhur ta ketë si unazë në dorë, Iva Tiço, Fjodora Fjora, të cilat e kanë bërë pjesë të pamjes së tyre.

Përtej të qenit një aksesor fatsjellës, varëse të tilla janë edhe një investim i mençur. Sepse monedhat e arit, nuk e humbasin kurrë vlerën e tyre. Nga më te thjeshtat, tek ato të stilizuara a të personalizuara, ku më të kërkuara janë varëset me gjel (napoloni i floririt dikur ishte një monedhë me një gjel në mes aq sa monedha 20 frangëshe mori famë me emrin shumë popullor “gjeli”).

Ndaj nëse keni patur ndonjë gjyshe a gjysh që vinte nga familje tregtarësh, pyeteni njëherë me stil, se mos ndoshta ka harruar dikur ndonjë “gjel” të fshehur./revistawho.com

Leave a Reply