Anthony Martial pritet të vendosë javën e ardhshme për të ardhmen e tij, ndërsa rikthimi në Ligue 1 duket se nuk është në planet e sulmuesit francez. Sipas “L’Équipe”, Martial është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës te Monterrey.
AJ Auxerre ishte klubi i vetëm francez që i bëri ofertë konkrete gjatë verës, por marrëveshja nuk u arrit. Ndërkohë, në garë janë Málaga, një tjetër klub spanjoll, si dhe dy skuadra ruse, CSKA Moska dhe Krasnodar.
Vendimi përfundimtar i 30-vjeçarit pritet të merret gjatë kësaj pauze ndërkombëtare, teksa Martial po shqyrton ofertat për klubin e tij të ardhshëm./04 Online/















































