Akoma s’e pranojnë që janë bashkë, por Bora i del në ndihmë Donaldit

0
297

Ndonëse u zunë duke bërë blerje së bashku në Genova, Bora Zemani dhe Donald Veshaj prapë nuk e pranojnë që janë ribashkuar.

Dyshja janë bërë kryetitull i mediave rozë, sidomos pasi Bora deklaroi se nuk do e falte Donaldin.

Megjithatë, ajo është duke bërë të kundërten.

Kohët e fundit, Donaldi ka qenë i angazhuar me emisionin e tij “Më lër të flas” i cili po transmetohet në Top Channel, i njëjti medium në të cilin punon dhe Bora.

Kjo e fundit i ka dalur në ndihmë Donaldit, të cilit i ka kursyer kohën për të shetitur qenin e tij.

Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale shihet Bora së bashku me djalin e saj, Arborin, dhe qenin e Donaldit.

Mbetet të shihet se edhe sa do vazhdojnë të mohojnë rikthimin e tyre.

Leave a Reply