Dagz flet për Einxhelin, thotë se tek ajo ka gjetur personin e jetës

0
235

Dagz dhe Einxhel janë njëri ndër çiftet e “Big Brother VIP”, më të komentuara.

Ata janë shndërruar në çiftin e preferuar të publikut, shkruan lajmi.net.

Së fundi ishte Dagzi, ai i cili ishte i ftuar në emisionin “Barber Shok”, ku edhe ka folur për hapat e parë në muzikë dhe sigurisht planet për të ardhmën.

Përtej këtyre, Dagz foli edhe për eksperiencën e tij në “BBV” dhe romancën me Einxhelin.

“Unë dhe PM kemi hyrë shumë spontanisht në Big Brother, fillimisht kam refuzuar të hy sepse jam shumë person aktiv dhe nuk e imagjinoja se mund ta përballoj qëndrimin brenda”, u shpreh DAGZ.

Ndërkohë për Einxhel ai u shpreh se nuk është penduar që ka qëndruar dhe ka bërë për të, ndërsa në pyetjen nëse tek ajo ka gjetur personin e jetës ai mendon se po.

“Normal që po, për lidhje, shoqërinë dhe familje përgjigjemi për situatat momentale, por shpresoj se do të jem gjithmonë i këtij mendimi”, tha DJ.

Ndërkohë, Dagz dhe DJ PM po vazhdojnë të jenë të angazhuar me mbrëmje muzikore, ndërsa janë në përgatitje të projekteve të reja.

Leave a Reply