Haradinaj: Kosova është vonë me draft-statutin e Asociacionit, nuk jep efektin e duhur

0
124

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që Kosova po përgatitë që të dërgoj në Kushtetuese deri në fund të muajit.

Ai ka thënë se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur.

“Unë besoj se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur, megjithatë është mirë që drafti që shkon të jetë i punuar prej Kosovës, mendoj që është shumë ma mirë që të jetë një draft i Kosovës. E kam kërkuar këtë edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj ne RTV21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here