28 banorët e testuar nga Krusha e Madhe për COVID-19 dalin negativ

0
566

Kryetari i Këshillit të fshatit- Krushë e Madhe, Selami Hoti ka dhënë një lajm të mirë krushjanët.

Ai ka njoftuar se 28 qytetarët që kanë bërë testet për covid19, kanë rezultuar negative.

Shkrimi i tij i plotë:

Lajm i mirë për Krushën dhe fshatrat për rreth Të dashur qytetarë Krushjan, të gjithë 28-të qytetarët kanë rezultuar negativ. Sot në mëngjes ISHPK-ja ka marrë strishot nga të gjithë qytetarët që kanë patur kontakt me dy shitësit e fidaneve nga Banja e Malishevës më datë 3 Prill 2020 e që fatkeqësisht njëri nga ta ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falem nderit për bashkëpunimin dhe vetëdijen e lartë të treguar në këtë rast, i faleminderit personelit të QMF Fahredin Hoti në Krushë për gadishnërinë e treguar, drejtorit të shëndetësisë në Rahovec z. Samir Mustafa, kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi si dhe gjithë të tjerëve për kontributin e dhënë. #KujdespoPanikjo! Jungjatjeta, Selami Hoti Kryetar i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe

Leave a Reply