20 persona paraqiten në QMF në Krushë, pas njoftimit se dy shitës janë infektuar me koronavirus

0
907

Deri më tash janë lajmëruar rreth 20 persona në QMF në Krushë të Madhe.

Kjo, pas njoftimit që është bërë se dy shitës nga Malisheva të janë konfirmuar me koronavirus.

Këtë për KOHËN e ka konfirmuar kryetari i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.

Sipas informatave, dy personat të cilët kanë shitur fidanë kanë qëndruar të premten për rreth tri orë në fshatin Krushë dhe kanë thënë se janë të Suharekës.

Leave a Reply